Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَانْطَلَقَا حَتَّىٰ إِذَا أَتَيَا أَهْلَ قَرْيَةٍ اسْتَطْعَمَا أَهْلَهَا فَأَبَوْا أَنْ يُضَيِّفُوهُمَا فَوَجَدَا فِيهَا جِدَارًا يُرِيدُ أَنْ يَنْقَضَّ فَأَقَامَهُ ۖ قَالَ لَوْ شِئْتَ لَاتَّخَذْتَ عَلَيْهِ أَجْرًا
Dhe, shkuan (ata). E, ur arritën te banorët e një fshati, (nga të cilët) kërkuan që t’i ushqejnë (të dy), ata (fshatarët) refuzuan që t’i marrin mysafirë; e ata, gjetën në fshat një mur, që ish duke u rrëzuar, e të cilin – ai (shoku i Musait), e drejtoi. (Musai) tha: “Sikur të kishe dashur ti, do të merrshe shpërblim për këtë”. (77)
Vazhduan udhëtimin derisa arritën te banorët e një qyteti e u kërkuan t’u jepnin ushqim. Por, ata nuk i pranuan si mysafirë. -
Ata u kërkuan që t’i pranonin si miq, por banorët e atij qyteti nuk deshën.Aty gjetën një mur që gati po rrëzohej, e ai
(Hidri)e ngriti atë. -
Muri gati po rrëzohej, se ndoshta ishte tejet i amortizuar. Hidri e ngriti sërish murin, duke e bërë më të fortë. Musai i tha:(Musai)Tha: “Sikur të kishe dashur, do t’u merrje shpërblim për këtë...” -
Kur u kërkuam të na prisnin, ata nuk pranuan, edhe pse e kishin për detyrë mikpritjen. Ndërsa ti ua ndërton murin falas, pa u kërkuar shpërblimin për punën e bërë. Ti e ke mundësinë që t’u kërkosh atyre hakun e punës. Kështu, Musai nuk iu përmbajt fjalës që kishte thënë në fillim. Tashmë Hidri kishte vërtet arsye që të mos e lejonte më Musain ta shoqëronte në udhëtimin e tij, prandaj i tha:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë