Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ لِلَّذِينَ آمَنُوا يَغْفِرُوا لِلَّذِينَ لَا يَرْجُونَ أَيَّامَ اللَّهِ لِيَجْزِيَ قَوْمًا بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ
Thuaju (o Muhammed!) besimtarëve që t’i falin ata që nuk shpresojnë në ditët e Perëndisë, në të cilën njerëzit do të shpërblehen sipas veprave të tyre. (14)
Thuaju besimtarëve që t’i tolerojnë
(e falin)ata që nuk besojnë në shpërblimin
(e ndëshkimin)e Allahut, që Ai vetë t’i gjykojë njerëzit sipas veprave që bëjnë.” -
Allahu i Madhëruar i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të pajisen me moral të lartë, duke u bërë të durueshëm përballë mundimeve që u sjellin idhujtarët, të cilët nuk shpresojnë takimin me Allahun dhe llogarinë e drejtë para Tij. Ata nuk shpresojnë shpërblimin e Allahut dhe ndëshkimet që Ai premton për të pabindurit, por Allahu i Lavdëruar do ta shpërblejë çdo njeri sipas asaj që ka bërë me duart e veta. Besimtarët e Tij të dashur do t’i shpërblejë pa masë për imanin, tolerancën dhe durimin e tyre. Edhe nëse jobesimtarët vazhdojnë me mohimin e tyre të shpalljeve dhe të profetëve të Zotit, veprat dhe mosbesimi i tyre nuk do t’i dëmtojë aspak besimtarët. Ndëshkimi i dhembshëm dhe poshtërimi do të godasë veçse mbi ta, siç thotë i Madhëruari më pas:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë