Sureja El-Kehf (Shpella — الكهف) (Ajet 78)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




18 El-Kehf(الكهف), Ajet 78

قَالَ هَٰذَا فِرَاقُ بَيْنِي وَبَيْنِكَ ۚ سَأُنَبِّئُكَ بِتَأْوِيلِ مَا لَمْ تَسْتَطِعْ عَلَيْهِ صَبْرًا 78 ٧٨

(Shoku i Musait) tha: “Kjo është ndarja në mes meje dhe teje. Unë do të shpjegoj ty për ato gjëra që ti nuk munde t’i durosh. (78)

Tefsiri
Ai (Hidri)

tha: “Kjo është koha e ndarjes mes nesh.” -

Ishe vetë ti që ia vendose si kusht vetes që do të bëje durim, prandaj tani nuk ke më justifikim. Kështu merr fund shoqërimi me mua.

“Tani unë do të të tregoj për domethënien e atyre gjërave për të cilat nuk munde të kesh durim!” -

Tani do t’i shpjegoj të gjitha ato raste, qëllimin dhe përfundimin e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë