Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّا مَكَّنَّا لَهُ فِي الْأَرْضِ وَآتَيْنَاهُ مِنْ كُلِّ شَيْءٍ سَبَبًا
Na i kemi mundësuar atij (që të bëjë ç’të dojë) në Tokë dhe i kemi dhënë mjete për çdo gjë (që i janë nevojitur) (84)
Ne i dhamë pushtet në tokë dhe mjete për çdo gjë. -
Allahu i Madhëruar i dha pushtet dhe mundësi të tilla, që ai të lëvizte e të shkonte në çdo skaj të botës dhe njerëzit t’i bindeshin atij. Allahu i mundësoi fuqi dhe mundësi që të nënshtronte vendet dhe të udhëtonte ku të dëshironte. Dhulkarnejni i shfrytëzoi mirë të gjitha mjetet dhe mundësitë që ia dhuroi Zoti. Në fakt, jo çdokush që ka në dorë një mjet ose mënyrë për të bërë diçka, arrin dhe e përdor atë patjetër. Po kështu, jo çdokush mund të jetë i zoti a i fuqishëm për ta përdorur atë. Kësisoj, nëse një njeri ka pushtetin, mjetet dhe mundësitë dhe, veç kësaj, i vë në përdorim të gjitha këto në mënyrën e duhur, atëherë mund të realizohen të gjitha qëllimet. Nëse mungon njëra prej tyre, nuk arrihet objektivi i kërkuar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë