Sureja El-Kehf (Shpella — الكهف) (Ajet 86)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




18 El-Kehf(الكهف), Ajet 86

حَتَّىٰ إِذَا بَلَغَ مَغْرِبَ الشَّمْسِ وَجَدَهَا تَغْرُبُ فِي عَيْنٍ حَمِئَةٍ وَوَجَدَ عِنْدَهَا قَوْمًا ۗ قُلْنَا يَا ذَا الْقَرْنَيْنِ إِمَّا أَنْ تُعَذِّبَ وَإِمَّا أَنْ تَتَّخِذَ فِيهِمْ حُسْنًا 86 ٨٦

Kur arriti te vendi i perëndimit të Diellit, e gjeti atë (të ashtudukshëm) që praronte në një burim balte të zi dhe në afërsi të tij gjeti një popull. Na thamë: “O Dhulkarnejn, ose do t’i dënosh ata ose do të sillesh bukur ndaj tyre”. (86)

Tefsiri

Vazhdoi rrugën, derisa arriti atje ku perëndonte dielli. Ai pa se dielli perëndonte në një burim të zi dhe atje gjeti një popull. -

Allahu i dha mundësinë e mjetet e nevojshme Dhulkarnejnit për të arritur në perëndim të diellit, ku e pa se dielli perëndonte mbi një burim uji të zi. Kështu ndodh me ata që ndodhen në një vend që ka ujë (lumë i madh, liqen, det a oqean) në perëndim të horizontit: për ta dielli perëndon dhe futet nën ujë. Pikërisht në një vend të tillë ndodhej një popull, për të cilët Allahu i tha Dhulkarnejnit:

“O Dhulkarnejn! Ata mund t’i dënosh ose mund t’i trajtosh mirë.” -

Kuptimi: Ose ndëshkoji ata, duke i vrarë e robëruar, ose trajtoji mirë. Me sa duket, në atë popull ishin të gjithë keqbërës dhe jobesimtarë, ose ishin shumë të përhapur. Në të kundërt, nëse do të ishin besimtarë e jo keqbërës, ai nuk do të lejohej që t’i ndëshkonte. Por Dhulkarnejni ishte i shquar për politikën e tij, e cila buronte nga Sheriati dhe për të cilën u lavdërua nga vetë Zoti, i Cili edhe ia mësoi. Kështu, ai vendosi t’i ndante ata njerëz në dy grupe:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë