Sureja El-Kehf (Shpella — الكهف) (Ajet 93)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




18 El-Kehf(الكهف), Ajet 93

حَتَّىٰ إِذَا بَلَغَ بَيْنَ السَّدَّيْنِ وَجَدَ مِنْ دُونِهِمَا قَوْمًا لَا يَكَادُونَ يَفْقَهُونَ قَوْلًا 93 ٩٣

Kur arriti në mes dy maleve, gjeti afër tyre një popull, i cili, pothuaj nuk kuptonte asnjë të folme. (93)

Tefsiri

Vazhdoi derisa arriti mes dy maleve. Atje gjeti një popull, që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë tjetër. -

Prapa maleve gjeti një popull, që gati nuk kuptonin asnjë gjuhë, sepse edhe gjuha e tyre ishte e rrallë dhe e panjohur, ashtu siç ishin edhe zakonet dhe mentaliteti i tyre. Por Allahu i Madhëruar i dha Dhulkarnejnit aftësi dhe mjete, që mund të kuptonte gjuhën dhe mënyrën se si ata mendonin e gjykonin dhe hyri në bisedime me atë popull. Ata i kërkuan ndihmë dhe iu ankuan Dhulkarnejnit për të keqen e madhe që u vinte nga jexhuxhët dhe maxhuxhët. Këta ishin dy popuj të mëdhenj prej njerëzve në atë kohë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë