Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَبَرًّا بِوَالِدَيْهِ وَلَمْ يَكُنْ جَبَّارًا عَصِيًّا
dhe ishte bamirës ndaj prindërve të vet, e nuk ishte i ashpër dhe i padëgjueshëm. (14)
Dhe e bëmë bamirës ndaj prindërve të vet -
Ai nuk tregohej i padrejtë me prindërit dhe nuk sillej në mënyrë të pahijshme me ta. Përkundrazi, sjellja e Jahjas me prindërit ishte në nivelin më të lartë, si në fjalë, edhe në vepra.dhe nuk ishte mendjemadh e i padëgjueshëm. -
Jahja nuk ishte arrogant ndaj krijesave në përgjithësi dhe as ndaj prindërve të tij, në veçanti. Përkundrazi, ishte modest, i përulur, i sjellshëm e i bindur. Ai kthehej gjithmonë tek Zoti i penduar e i bindur. Ai i plotësonte detyrimet ndaj Zotit dhe ato ndaj krijesave, prandaj Zoti i dhuroi paqen dhe sigurinë e vazhdueshme. Atë e shoqëroi paqja dhe siguria nga Zoti, qoftë në fillimet e punëve, ashtu edhe në përfundimin e tyre, siç thuhet në vijim:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë