Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 15)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 15

وَسَلَامٌ عَلَيْهِ يَوْمَ وُلِدَ وَيَوْمَ يَمُوتُ وَيَوْمَ يُبْعَثُ حَيًّا 15 ١٥

Dhe, i qoftë selam (shpëtim) atij, në ditën që ka lindur, dhe në ditën që ka vdekur dhe në ditën që do të ringjallet. (15)

Tefsiri

Dhe paqja qoftë mbi të që ditën kur u lind, ditën kur do të vdesë dhe ditën kur do të ngrihet i gjallë! -

Kjo tregon se Jahja ishte i sigurt dhe i mbrojtur nga shejtani i mallkuar. Ai ishte i mbrojtur nga ligësitë në të gjitha gjendjet e përmendura dhe jashtë tyre. Ai ishte i sigurt nga zjarri i Xhehenemit dhe nga tmerret e asaj dite. Ai ishte nga banorët e Vendit të Paqes. Salavatet e Zotit dhe selamet e Tij qofshin mbi Jahjan, mbi babain e tij dhe mbi të gjithë të dërguarit! Na bëftë Zoti edhe ne prej pasuesve të tyre! Ai është Bamirësi i madh dhe Bujar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë