Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 23)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 23

فَأَجَاءَهَا الْمَخَاضُ إِلَىٰ جِذْعِ النَّخْلَةِ قَالَتْ يَا لَيْتَنِي مِتُّ قَبْلَ هَٰذَا وَكُنْتُ نَسْيًا مَنْسِيًّا 23 ٢٣

E, dhembjet e lindjes, e detyruan atë që të vijë te trungu i një hurme. Tha ajo: “Ah sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarje) dhe të isha harruar krejtësisht”. (23)

Tefsiri

Kur dhembjet

(e lindjes)

e mbështetën atë pranë trungut të një hurme ajo tha: “Ah sikur të kisha vdekur para kësaj e të isha harruar qëmoti!” -

Kur i erdhën dhimbjet e lindjes, Merjemja qëndroi pranë një palme. Përveç dhimbjeve të lindjes, ajo po vuante mungesën e ushqimit, vetminë dhe fjalët që priteshin nga njerëzit. U tremb se ndoshta nuk do të tregonte durim, prandaj tha: “Ah, sikur të kisha vdekur më përpara e të isha harruar që moti!” Pra, dëshiroi që të kishte vdekur më parë e të ishte harruar. Ato ishin fjalë të dala në momente dhimbjeje trupore e shpirtërore. Sigurisht që në këto fjalë nuk kishte ndonjë mirësi për Merjemen. E gjithë mirësia e Zotit ishte pikërisht në atë që po i ndodhte dhe ishte përcaktuar për të.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë