Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ذَٰلِكَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ ۚ قَوْلَ الْحَقِّ الَّذِي فِيهِ يَمْتَرُونَ
Ky është Isai, i biri i Merjemës. Tregimi i tij është fjalë e vërtetë, për të cilën ata dyshojnë. (34)
Kjo është e vërteta për Isanë, birin e Merjemes, për të cilën ata
(më kot)rragaten
(polemizojnë). - Ky ishte Isai dhe cilësitë e tij, për të cilat nuk duhet të ketë asnjë dyshim. Kjo është e vërteta për të, e ardhur në Librin e Allahut. Askush nuk ka fjalë më të drejtë dhe më të vërtetë se Allahu. Çdo fjalë e histori tjetër që thuhet për Isain ndryshe nga kjo këtu është e gabuar dhe trillim. Ato janë fjalë të bazuara thjesht në hamendësime dhe dyshime të hedhura pa asnjë lloj baze. Për të gjithë ata që trillojnë të tilla gjëra, Zoti thotë: “ata hedhin dyshime.” Shumë njerëz hamendësojnë të pasigurt, madje edhe polemizojnë me hamendësimet e tyre. Disa thonë se Isai është Zoti, të tjerë thonë “i biri i Zotit”, e të tjerë thonë është “pjesë e Trinisë”. I lartësuar qoftë Allahu nga shpifjet dhe trillimet e injorantëve!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë