Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَسْمِعْ بِهِمْ وَأَبْصِرْ يَوْمَ يَأْتُونَنَا ۖ لَٰكِنِ الظَّالِمُونَ الْيَوْمَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ
E, çka do të dëgjojnë e do të shohin atë Ditë kur do të vijnë te Ne! Por, sot, zullumqarët janë në humbje të madhe! (38)
Sa mirë do të dëgjojnë dhe do të shohin ata, Ditën kur do të vijnë te Ne! -
Sa mirë do të shohin dhe do të dëgjojnë ditën kur do të dalin para Nesh, ata që nuk donin ta dëgjonin dhe të shihnin të vërtetën në këtë jetë! Atë ditë, ata do të pohojnë se ishin mohues të së vërtetës dhe se ishin idhujtarë. Ata do të thonë: “Zoti ynë, tani pamë dhe dëgjuam. Na kthe edhe një herë, që të bëjmë vepra të mira! Tani ne jemi tërësisht të bindur”.[Sexhde 12]. Ditën e Gjykimit do të jenë shumë të sigurt për gjendjen e tyre të keqe dhe për padrejtësitë që kanë bërë në dynja.Por sot
(në këtë jetë)keqbërësit janë në humbje të thellë. -
Ata nuk kanë asnjë lloj justifikimi e arsyetimi për humbjen e vetvetes. Ata janë dy lloj njerëzish:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë