Sureja Edh-Dhariyat (Fryrjet — الذاريات) (Ajet 52)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




51 Edh-Dhariyat(الذاريات), Ajet 52

كَذَٰلِكَ مَا أَتَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ مِنْ رَسُولٍ إِلَّا قَالُوا سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ 52 ٥٢

Po ashtu, nuk ka ardhur as para tyre asnjë pejgamber, e që të mos thonin (për te): “Është magjistar”, apo: “Është i çmendur!” (52)

Tefsiri

Po kështu, edhe ata që ishin më parë, sa herë që u shkonte ndonjë profet, thoshin: “Është magjistar ose i çmendur.” -

Idhujtarët dhe mohuesit e Zotit gjithmonë i kanë mohuar profetët e Zotit. Ata kanë fyer dhe shpifur për Zotin dhe profetët e Tij. Ky është zakon i pandryshueshëm i tyre. Prandaj Allahu i Lartësuar e sjell këtë fakt në vëmendjen e Profetit të Tij të dashur, për ta ngushëllu-ar atë nga trajtimi i vrazhdë dhe jo i denjë që i bëhej nga populli i tij. Çdo profet është fyer dhe trajtuar si magjistar ose si i çmendur. Allahu i Lartësuar bën një pyetje: Për këto fjalë që përsëriten nga të parët dhe të fundit, a mos ka ndonjë marrëveshje mes tyre, që t’i trajtojnë njëlloj profetët e Zotit?! Por nuk është çudi që ndodh diçka të tillë, sepse ata janë njerëz të prishur.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë