Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
هُمُ الَّذِينَ كَفَرُوا وَصَدُّوكُمْ عَنِ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ وَالْهَدْيَ مَعْكُوفًا أَنْ يَبْلُغَ مَحِلَّهُ ۚ وَلَوْلَا رِجَالٌ مُؤْمِنُونَ وَنِسَاءٌ مُؤْمِنَاتٌ لَمْ تَعْلَمُوهُمْ أَنْ تَطَئُوهُمْ فَتُصِيبَكُمْ مِنْهُمْ مَعَرَّةٌ بِغَيْرِ عِلْمٍ ۖ لِيُدْخِلَ اللَّهُ فِي رَحْمَتِهِ مَنْ يَشَاءُ ۚ لَوْ تَزَيَّلُوا لَعَذَّبْنَا الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا
Ata, të cilët nuk kanë besuar dhe ju pengojnë nga Mesxhidil-Harami (Qabja) dhe (pengojnë) të përgjëruarin – kurbanin e caktuar që të arrijë në vend. E, sikur të mos kishte besimtarë dhe besimtare, që ju nuk i dini e do t’i merrnit nëpër këmbë ata, e juve do t’ju godiste një hidhërim, duke mos ditur (do t’ju kisha lejuar të pushtoni Mekken). Kjo është, ngase Perëndia e shpie në mëshirën e Vet kë të dojë. Sikur të ishin të veçuar ata, Ne do t’i ndëshkonim ata në mes tyre, të cilët nuk kanë besuar – me dënim të dhembshëm. (25)
, me qëllim që Allahu ta merrte në mëshirën e Vet atë që Ai do. -
Atëherë, lufta u ndalua me qëllim që, nga pamundësia për t’u dalluar, të mos dëmtoheshin edhe besimtarët që jetonin në Mekë. Gjithashtu, ekzistonte edhe një shkak tjetër për të mos zhvilluar luftë në Meke. Allahu i Madhëruar dëshiroi që shumë prej banorëve të Mekës të pranonin Islamin dhe, me mëshirën e Tij, të bëheshin muslimanë të dorëzuar tërësisht ndaj Tij. Ai dëshiroi t’i udhëzonte shumë prej tyre në fenë e pastër, pasi ishin të harruar e të zhytur në kufër. Ai dëshiroi t’u dhuronte udhëzimin e qartë, pasi ishin në një humbje të thellë. Edhe kjo arsye ishte shumë e fortë për të penguar luftën në Mekë.Po të ishin ata
(banorët e Mekës)të ndarë veç e veç, Ne do t’i ndëshkonim jobesimtarët me një dënim të rëndë. -
Nëse besimtarët e Mekës do të mund të largoheshin e veçoheshin nga idhujtarët, Allahu i Madhëruar do t’i ndëshkonte mohuesit kryeneçë, duke e lejuar luftën kundër tyre dhe do t’u dhuronte fitoren besimtarëve.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë