Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 51)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 51

وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ مُوسَىٰ ۚ إِنَّهُ كَانَ مُخْلَصًا وَكَانَ رَسُولًا نَبِيًّا 51 ٥١

Dhe përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an), Musain! Me të vërtetë, ai ishte i sinqertë dhe ishte pejgamber, lajmëtar. (51)

Tefsiri

Përmendju në Libër edhe Musanë! -

Kujtoju në Kur’anin madhështor Musain, të birin e Imranit. Kujtoje atë profet të lavdëruar e të nderuar, ashtu siç ka qenë në të vërtetë! Kujtoje atë profet të zgjedhur duke treguar gradën dhe moralin e tij të lartë!

Ai ishte nga të zgjedhurit

(e Zotit)

dhe ishte i dërguar dhe Profet

(i dalluar). - Ky ajet lexohet në dy mënyra:

1 “Ai ishte muhlesan”, që do të thotë se Allahu e zgjodhi dhe e dalloi Musain mbi të gjithë botën.

2 “Ai ishte muhlisan”, që do të thotë se Musai ishte i sinqertë me Allahun e Madhëruar, në të gjitha veprimet, fjalët dhe qëllimet e tij.Të dyja kuptimet e përfshijnë njëra tjetrën. Kështu, Allahu e zgjodhi dhe dalloi Musain për shkak të sinqeritetit të tij. Dhe, nga ana tjetër, Musai u bë i sinqertë, sepse Allahu e zgjodhi dhe e mëshiroi duke i falur këtë sinqeritet. Cilësia më e mrekullueshme e njeriut është sinqeriteti që tregon ndaj Zotit dhe veçimi që Zoti i bën atij me këtë cilësi. I tillë ishte Musai. Ai ishte gjithashtu profet e lajmëtar i Zotit. Ai ishte Resul dhe Nebij.Resul është ai që është urdhëruar të përcjellë fjalët, mesazhin dhe ligjin e Zotit, si çështjet e mëdha, ashtu edhe ato më të voglat. Ndërsa nebij, ose lajmëtar, është ai që Allahu i shpall atij. Pra, en-nubu-ue është mes tij dhe Allahut, ndërsa er-risale është mes tij dhe krijesave të Zotit. Musai ishte nga ata që Zoti e dalloi me mënyrën më të lartë të Shpalljes, duke i folur drejtpërdrejt dhe duke e afruar. Kjo ishte veçoria e Musait mes gjithë profetëve të tjerë, prandaj edhe u quajt KelimuRrahman- Ai të cilit i foli Rahmani. Ndryshimi mes resul dhe nebij.Dijetarët kanë dhënë tri mendimekryesore:

1

Resul

është Ai që i është shpallur njëligj dhe është urdhëruar për takomunikuar e transmetuar ndër të tjerë.Ndërsa

Nebij

është ai që i është shpallurligj, por ende nuk është urdhëruar për takomunikuar e transmetuar.

2

Resul

është ai që është dërguar ngaZoti me ligj të ri, ndërsa ndërsa

Nebij

është ai që zbaton sheriatin e një profetiparaardhës.

3

Resul

është ai që është dërguar në njëpopull qafirësh, mosbesuesish, ndërsa

Nebij

është ai që është dërguar në njëpopull besimtarësh.- Te bijtë e Izraelit kishte enbija, sepseata u dërguan në popullin e Jakubit, qëishin besimtarë. Sa herë që vdiste njëNebij, vinte një Nebij tjetër.- I pari Resul ishte Nuhu (a.s), sepse ai udërgua mes një populli idhujtar emohues. Ndërsa Ademi (a.s) u dërgua nënjë popull besimtar. Mbase ky ështëmendimi më i saktë. Allahu e di më mirë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë