Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 55)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 55

وَكَانَ يَأْمُرُ أَهْلَهُ بِالصَّلَاةِ وَالزَّكَاةِ وَكَانَ عِنْدَ رَبِّهِ مَرْضِيًّا 55 ٥٥

dhe urdhëronte popullin e vet, që të bëjë namaz dhe të japë zeqatin dhe arriti kënaqësinë te Zoti i vet. (55)

Tefsiri

Ai e urdhëronte familjen e vet për të falur namazin dhe për të dhënë zekatin... -

Ai kujdesej që edhe familja e tij të zbatonte porositë e Allahut. Ai i urdhëronte për namaz, që ata të kishin të plotë sinqeritetin për të adhuruar Allahun. Ai i urdhëronte anëtarët e familjes edhe për zekatin, që ata të ishin bamirës edhe ndaj krijesave të Zotit. Në këtë mënyrë, Ismaili jo vetëm që plotësoi vetveten, por përpiqej të rregullonte edhe të tjerët, duke filluar nga familja e të afërmit, të cilët ishin njerëzit më të dashur të tij dhe për të cilët kishte më shumë detyrime sesa për të tjerët.

...dhe Zoti ishte i kënaqur prej tij. –

Allahu ishte i kënaqur me Ismailin (a.s), sepse ai përpiqej dhe punonte shumë që të kënaqte Allahun. Allahu u kënaq me të dhe e bëri prej robërve adhurues dhe të dashurve të Tij më të afërt.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë