Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ إِدْرِيسَ ۚ إِنَّهُ كَانَ صِدِّيقًا نَبِيًّا
Dhe, përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an) Idrizin; ai ka qenë (njeri) shumë i sinqertë dhe lajmëtar, (56)
Përmendju në Libër edhe Idrisin! -
Kujtoje në Kur’an edhe Idrisin, duke përmendur cilësitë dhe veprat e tij të mira dhe të sinqerta!Ai ishte njeri i sinqertë dhe Profet
(i nderuar). - Allahu bashkoi tek ai sinqeritetin dhe profetësinë. Idrisi ishte siddik, pra, ishte i sinqertë, me besim të plotë e të patundur te Zoti, me dituri të madhe dhe të plotë rreth Shpalljes, me siguri në premtimin e Zotit dhe me vepra të mira. Veç këtyre, Zoti e dalloi Idrisin duke i dhuruar Shpalljen, duke e zgjedhur për ta bërë Profet të denjë për të mbartur Shpalljen e Tij, prandaj thotë më pas:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë