Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 72)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 72

ثُمَّ نُنَجِّي الَّذِينَ اتَّقَوْا وَنَذَرُ الظَّالِمِينَ فِيهَا جِثِيًّا 72 ٧٢

Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë, e do t’i lëmë zullumqarët në të – të gjunjëzuar. (72)

Tefsiri

Pastaj, Ne do të shpëtojmë ata që ishin të devotshëm... -

Shpëtojnë ata që i frikësohen Allahut, duke kryer urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave.

... kurse keqbërësit do t’i lëmë të gjunjëzuar në të

(xhehenem). - Këta e kanë rënduar veten me padrejtësi, me mohimin e Zotit dhe poshtërsi të shumta. Ky është përfundimi i mosbesimit dhe i mosbindjes ndaj Zotit. Ata do të mbeten të gjunjëzuar në Xhehenem, duke u dënuar përjetësisht, pa shpresë për shpëtim.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë