Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 77)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 77

أَفَرَأَيْتَ الَّذِي كَفَرَ بِآيَاتِنَا وَقَالَ لَأُوتَيَنَّ مَالًا وَوَلَدًا 77 ٧٧

Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kijametit) edhe pasuria edhe fëmijët”. (77)

Tefsiri

A e ke parë atë që i mohon Argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet pasuri e fëmijë

(edhe në botën tjetër).”? -Mos u çudit me gjendjen e një mohuesi të tillë. Ai jo vetëm që mohon ajetet e Allahut, por ka edhe pretendime të mëdha, duke thënë se në ahiret do t’i jepen përsëri pasuri e pasardhës. Ai kështu pretendon se do të jetë banor i Xhenetit. Kjo është vërtet e çuditshme. Nëse do të ishte ndonjë që beson në Zotin dhe përpiqet për diçka të tillë, mbase do të ishte e pranueshme dhe e lehtë, për jo për atë të mjerë. Ky ajet, edhe pse bën fjalë për një person të caktuar, ai përfshin çdo mohues të Zotit që pretendon se do të jetë banor i Xhenetit. Megjithatë, Allahu i Madhëruar e hedh poshtë këtë pretendim, duke thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë