Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 78)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 78

أَطَّلَعَ الْغَيْبَ أَمِ اتَّخَذَ عِنْدَ الرَّحْمَٰنِ عَهْدًا 78 ٧٨

A, mos ai ka mësuar për atë që nuk është parë, ose ka marrë obligim te Perëndia – Mëshirues. (78)

Tefsiri

A thua ka zbuluar fshehtësinë... –

Mos, vallë, ai e di se çfarë që do të ndodhë në të ardhmen, që pretendon se do t'i jepet pasuri dhe pasardhës?!

...apo mos ka marrë prej Allahut ndonjë premtim? -

Apo ka marrë ndonjë premtim nga Zoti se do t’i japë diçka të tillë? Sigurisht që asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Kuptohet se ai flet për diçka që nuk e di. Kjo mënyrë komunikimi me pyetje është nga format më të forta e më të bukura të argumentimit e të sqarimit të çështjeve. Kështu, ai që pretendon se do të ketë të mira në jetën tjetër te Zoti, ka dy mundësi:

1 Ai flet sepse ka dituri rreth të fshehtave që do të ndodhin në të ardhmen dhe e di mirë se kjo është një nga ato çështje. Por kjo bie poshtë, sepse askush nuk mund të dijë prej të fshehtës, veçse nëse e lejon dhe i mëson Zoti, e kjo u jepet veçse profetëve përmes Shpalljes.

2 Ai ka marrë ndonjë premtim prej Allahut që, përmes imanit të pastër dhe pasimit të profetëve, do të arrijë atë që Zoti i ka premtuar.Por nëse asnjë nga këto dy pretendime nuk qëndron, atëherë ato janë veçse pretendime boshe e mashtrime të kota.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë