Sureja Et-Tin (Fiku — التين) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




95 Et-Tin(التين), Ajet 8

أَلَيْسَ اللَّهُ بِأَحْكَمِ الْحَاكِمِينَ 8 ٨

A nuk është Perëndia gjykatësi më i drejtë?! (8)

Tefsiri

A nuk është Allahu më i Urti i gjykuesve? -

Është jashtë logjike që Zoti të kishte krijuar robërit e Tij dhe pastaj t’i linte ata të braktisur, pa i urdhëruar e ndaluar, pa u vendosur kufij dhe rregulla dhe pa i marrë në llogari e shpërblyer, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. A mund të logjikohet që Allahu, i Cili e krijoi njeriun fazë pas faze, i Cili i dhuron atij mirësi pas mirësie, i Cili përkujdeset dhe e ndihmon atë në çdo hap, dhe pastaj, në fund, ta lërë atë të humbasë në tokë, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë? Jo, përkundrazi! Allahu i Madhëruar do t’i kthejë njerëzit në një vend, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, sipas asaj që kanë merituar dhe e synuar në jetën e dynjasë. Ai do t’i lërë përjetësisht në atë vend për të cilin janë përpjekur dhe e kanë zgjedhur për veten e tyre. Këtu përfundon komenti i sures Tin. Falënderimi i takon vetëm Allahut!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë