Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ مَفَازًا
E, me të vërtetë, për ata që i kanë druajtur Perëndisë, u janë përgatitur vende kënaqësie: (31)
- S’ka dyshim se të devotshmit do të kenë shpërblime të mëdha,... -
Atyre të cilët pajisen në këtë dynja me cilësinë e takua-s, Allahu i Lartësuar u premton mefâzâ-n, pra, shpëtimin nga Zjarri dhe çdo e keqe në dynja dhe në ahiret, si dhe arritjen e çdo të mire që shpresojnë në të dyja jetët. Por kjo është e kushtëzuar me takua-n. Takua është mbrojtja nga dënimi dhe zemërimi i Allahut duke kryer urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, i motivuar nga dashuria për Të dhe madhërimi i Tij. Kështu, të gjithë ata që i përkushtohen Atij me bindje dhe nënshtrim, që i largohen çdo gjëje të cilën Ai e ka ndaluar, do të jenë të shpëtuar nga Zjarri dhe do të shpërblehen me mirësi të shumta. Prej mirësive që i presin këta fatlumë, i Lartësuari na tregon:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë