Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
كَلَّا ۚ سَنَكْتُبُ مَا يَقُولُ وَنَمُدُّ لَهُ مِنَ الْعَذَابِ مَدًّا
Kurrsesi! Na do ta shënojmë atë që flet, dhe Ne do t’ia vazhdojmë dënimin, (79)
Kurrsesi! -
Pra, çështja nuk është ashtu siç pretendon ky mohues. Ai nuk ka ndonjë dituri rreth të fshehtës, sepse ai është kafir, e nuk ka asnjë njohuri rreth shpalljeve e diturisë së Zotit. Nga ana tjetër, ai nuk ka marrë ndonjë premtim nga Rrahmani, sepse ai vazhdon të jetë i zhytur në kufër e poshtërsi, ndërkohë që premtimet e Zotit janë vetëm për besimtarët punëmirë. Kështu, ai meriton pikërisht të kundërtën e atyre që pretendon. Madje, fjalët e tij mashtruese do të shkruhen e do të ruhen, që pastaj të marrë ndëshkimin e merituar edhe për atë që ka thënë, siç e kërcënon i Madhëruari:Ne do ta shënojmë atë që thotë dhe do t’i japim dënim pas dënimi. -
Atij do t’i shtojmë lloje të ndryshme ndëshkimesh, ashtu siç ai e tepron me lloje të shumta poshtërsish e shprehje mosbesimi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë