Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 98)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 98

وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُمْ مِنْ قَرْنٍ هَلْ تُحِسُّ مِنْهُمْ مِنْ أَحَدٍ أَوْ تَسْمَعُ لَهُمْ رِكْزًا 98 ٩٨

Sa e sa brezni kemi shkatërruar Ne para tyre. Vallë, a po sheh ndonjë prej tyre, dhe a po dëgjon përshpëritjen më të vogël të tyre? (98)

Tefsiri

Sa e sa breza kemi shkatërruar Ne para tyre! -

Siç ishin populli i Nuhut, i Adit, i Themudit, i Faraonit e atyre që erdhën më pas. Të gjithë i bashkonte një gjë: ishin kryeneçë ndaj së vërtetës. Ngaqë vazhdonin me kokëfortësi në kalimin e kufijve, Allahu i Madhëruar i shkatërroi, aq sa prej tyre nuk mbeti më askush.

Vallë a po vëren ndonjë prej tyre dhe a po dëgjon ndonjë pëshpërimë

(nga ata)? – “Er-rikz” quhet pëshpëritja. Pra, atyre nuk u mbeti as nam e as nishan. Ajo çfarë mbeti ishte historia e tyre, për të qenë mësim për ata që kanë mend.Përfundoi edhe tefsiri i sures Merjem.Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë