Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مَا يَوَدُّ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَلَا الْمُشْرِكِينَ أَنْ يُنَزَّلَ عَلَيْكُمْ مِنْ خَيْرٍ مِنْ رَبِّكُمْ ۗ وَاللَّهُ يَخْتَصُّ بِرَحْمَتِهِ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ
Nuk duan mohuesit: ithtarët e Librit dhe paganët, që t’u zbresë juve ndonjë e mirë nga Zoti juaj. E, Perëndia, mëshirën e vet ia dhuron kujt të dojë; Perëndia është pronar i mirësisë së madhe. (105)
Allahu ia dhuron mëshirën e Vet kujt të dëshirojë. Allahu është Zoti i mirësisë së madhe. -
Dhe prej mirësive më të mëdha që Ai ju ka falur është shpallja e këtij Libri madhështor, është dërgimi i Profetit tuaj, me synimin që t'ju pastrojë ju (në çdo aspekt) dhe t'ju mësojë Kur’ânin dhe Urtësinë profetike. Nëpërmjet tij, Allahu dëshiron që t’ju mësojë juve atë që ju nuk e dini. Ai është i Lavdëruar dhe meriton mirënjohjen më të thellë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë