Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 105)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 105

مَا يَوَدُّ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَلَا الْمُشْرِكِينَ أَنْ يُنَزَّلَ عَلَيْكُمْ مِنْ خَيْرٍ مِنْ رَبِّكُمْ ۗ وَاللَّهُ يَخْتَصُّ بِرَحْمَتِهِ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ 105 ١٠٥

Nuk duan mohuesit: ithtarët e Librit dhe paganët, që t’u zbresë juve ndonjë e mirë nga Zoti juaj. E, Perëndia, mëshirën e vet ia dhuron kujt të dojë; Perëndia është pronar i mirësisë së madhe. (105)

Tefsiri
Ata që nuk besojnë, si ithtarët e Librit, ashtu edhe idhujtarët, kurrë nuk do të donin që juve t'ju vijë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. -

Domethënë, qafirët, të çfarëdo ngjyre qofshin, nuk dëshirojnë kurrë që muslimanët të gëzojnë ndonjë të mirë. Në ajet thuhet: “min ħajrin”- “prej mirësisë”, domethënë çdo lloj mirësie, qoftë ajo e madhe apo e vogël. Pra, ata nuk dëshirojnë që besimtarëve t'u jepet ndonjë lloj mirësie, e vogël apo e madhe qoftë ajo. Kjo ndjenjë vjen nga smira dhe urrejtja që ata kanë kundër tyre. Ata nuk dëshirojnë kurrsesi që Allahu t'i dallojë muslimanët me mirësitë e Tij, mbi të tjerët. Por ata nuk mund ta kufizojnë mirësinë e Allahut, sepse:

Allahu ia dhuron mëshirën e Vet kujt të dëshirojë. Allahu është Zoti i mirësisë së madhe. -

Dhe prej mirësive më të mëdha që Ai ju ka falur është shpallja e këtij Libri madhështor, është dërgimi i Profetit tuaj, me synimin që t'ju pastrojë ju (në çdo aspekt) dhe t'ju mësojë Kur’ânin dhe Urtësinë profetike. Nëpërmjet tij, Allahu dëshiron që t’ju mësojë juve atë që ju nuk e dini. Ai është i Lavdëruar dhe meriton mirënjohjen më të thellë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë