Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 106)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 106

مَا نَنْسَخْ مِنْ آيَةٍ أَوْ نُنْسِهَا نَأْتِ بِخَيْرٍ مِنْهَا أَوْ مِثْلِهَا ۗ أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ 106 ١٠٦

Na nuk i mohojmë ligjet e as nuk i lëmë që të harrohen ato, e ejellim ndonjë tjetë rmë të mirë ose të ngjashëm me të (e me të vërtetë), ti e di se Perëndia është i plotëfuqishëm. (106)

Tefsiri

Ne nuk shfuqizojmë asnjë ajet

(ose dispozitë ligjore)

, apo ta bëjmë të lihet në harresë, e të mos sjellim një tjetër më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me të. -

Shfuqizimi (ose anulimi i një dispozite) është, në fakt, një ndryshim gjykimi. Pra, ngarkimi i të përgjegjshmëve ligjërisht me një tjetër dispozitë ligjore, ose rrëzimi plotësisht i kësaj dispozite. Çifutët nuk e pranonin shfuqizimin si praktikë, duke pretenduar se ai nuk lejohet të ndodhë në dispozitat e Allahut. Pavarësisht nga kjo, e vërteta është se shfuqizimi i dispozitave njihej mirë në fenë e tyre. Ai është përmendur dhe zbatuar edhe në Teurat. Kështu që, ky refuzim nga ana e tyre nuk ishte gjë tjetër, por veçse një shprehje e radhës e kufrit dhe mosbindjes së tyre të pakuptimtë. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon urtësinë e kësaj praktike ligjore. I Lartësuari dhe i Urti na mëson se zëvendësimin e një dispozite apo heqjen e plotë të saj e bën veçse për të sjellë një dispozitë tjetër, që do të jetë më e mirë për njeriun, ose e ngjashme me të parën (për nga urtësia e dobia). Kjo tregon se dispozita zëvendësuese nuk mund të jetë kurrë më pak e dobishme dhe e vleftshme sesa ajo që është anuluar, sepse mirësia e Allahut vjen gjithmonë në rritje, sidomos kundrejt këtij umeti të begatë, të cilit Ai ia lehtësoi dispozitat ligjore në mënyrën më të mirë dhe të plotë. Më pas, i Urti na bën të ditur se kushdo që nuk e pranon praktikën ligjore (hyjnore) të shfuqizimit, në të vërtetë ka cenuar të drejtat absolute të sundimit dhe të pushtetit të Allahut të Lartësuar:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë