Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 107)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 107

فَإِنْ عُثِرَ عَلَىٰ أَنَّهُمَا اسْتَحَقَّا إِثْمًا فَآخَرَانِ يَقُومَانِ مَقَامَهُمَا مِنَ الَّذِينَ اسْتَحَقَّ عَلَيْهِمُ الْأَوْلَيَانِ فَيُقْسِمَانِ بِاللَّهِ لَشَهَادَتُنَا أَحَقُّ مِنْ شَهَادَتِهِمَا وَمَا اعْتَدَيْنَا إِنَّا إِذًا لَمِنَ الظَّالِمِينَ 107 ١٠٧

Nëse hetohet se ata dy dëshmues kanë bërë mëkat, atëherë dy të tjerë do t’i zëvendësojnë ata të dy, nga ata që u është bërë padrejtësi, e këta dy do të betohen në Perëndinë (duke thënë): “Dëshmia jonë është gjithsesi më e drejtë se dëshmia e atyre dyve dhe na nuk i kemi kaluar kufijt. Sepse, atëherë, ne do të ishim zullumqarë”. (107)

Tefsiri
Por nëse zbulohet se ata të dy vërtet e kanë shkelur betimin, atëherë merren dy të tjerë prej atyre që kanë më shumë meritë, të cilët duhet të betohen në Allahun

(duke thënë): “Pa dyshim, dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e atyre të mëparshmëve. Ne nuk po gënjejmë, sepse përndryshe do të ishim nga të padrejtët. -

Pra, le të dëshmojnë dy burra nga të afërmit e të ndjerit, sa më të afërt të jetë e mundur. Ata duhet të betohen se dëshmia e tyre është më e vërtetë dhe më parësore të pranohet. Duhet të betohen, gjithashtu, se dy të parët kanë gënjyer dhe se dëshmia e tyre është më e pranueshme. Ata duhet të thonë se, nëse gënjejnë, atëherë qofshin prej zullumqarëve. Në vijim, Allahu i Lartësuar tregon urtësinë e kësaj dëshmie nga të afërmit e të ndjerit, nëse dy dëshmitarët e parë kanë gënjyer. Ai thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë