Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاتَّقُوا يَوْمًا لَا تَجْزِي نَفْسٌ عَنْ نَفْسٍ شَيْئًا وَلَا يُقْبَلُ مِنْهَا عَدْلٌ وَلَا تَنْفَعُهَا شَفَاعَةٌ وَلَا هُمْ يُنْصَرُونَ
Dhe frikohuni Ditës, kur askush për askend nuk do të mund të bëjë asgjë dhe kur këmbimi (trampi) nga askush nuk do të pranohet, e kur intervenimi i askujt nuk vlenë, dhe kur askush nuk do t’u dalë në ndihmë. (123)
Atëherë ruajuni një Dite, kur askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asgjë! -
Askush, sado i nderuar dhe i madh qoftë: melek, profet, apo njeri i mirë, nuk do të ketë në dorë asnjë mundësi ndihme për askënd. Ata nuk mund të ndihmojnë asnjë, sado i dashur apo i afërt të jetë ai që kërkon ta ndihmojnë. E vetmja ndihmë për njeriun do të jetë prej veprave që ka bërë. Edhe ndërmjetësimet janë të papranueshme pa lejen dhe pa kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. I Lartësuari thotë:Prej askujt nuk pranohet kompensim, dhe askujt nuk do t’i bëjë dobi asnjë ndërmjetësim. -
Për ndërmjetësimin duhet të plotësohen dy kushte: Së pari, të jepet leja nga Allahu i Lartësuar për të dhe, së dyti, Allahu i Lartësuar të jetë i kënaqur me atë për të cilin ndërmjetësohet. Nga ana tjetër, dihet shumë mirë që Allahu i Lartësuar nuk kënaqet nga vepra e askujt, nëse ajo vepër nuk plotëson dy kushte:Prej askujt nuk pranohet kompensim -
Për këtë, i Lartësuari thotë sërish në Kur’ân, "Edhe sikur e tërë ajo që është në tokë dhe një herë aq sa ajo, të ishte pronë e atyre që nuk besuan, ata do ta jepnin si kompensim për t’i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. Atyre do t’u vijë prej Allahut diçka (një dënim), që as nuk kanë mundur ta mendojnë." [Zumer 47]. Domethënë, nuk do të pranohet kompensim prej tyre. Ata, gjithashtu, nuk do të ndihmohen:Askush nuk do të ndihmohet. -
Domethënë, prej atyre nuk do të largohet ajo së cilës ata i druhen dhe asnjë krijesë nuk do të ketë mundësi t’u bëjë dobi apo t’u largojë ndonjë dëm. Thënia e Allahut: “la texhzi nefsun an nefisin shejâ” (…askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asgjë), tregon pamundësinë e të gjithëve për të bërë dobi atë ditë. Ndërsa thënia: “ue lâ hum junŝarûn” (e ata nuk kanë për t'u ndihmuar) tregon pamundësinë e tyre për të larguar të keqen dhe të dëmshmen. Në thënien e Allahut: “lâ juķbelu minhâ adlun” (Prej askujt nuk pranohet kompen-sim), dhe në thënien tjetër të Tij: “…Ue lâ tenfeuha shefâah”, (nuk do t’i bëjë dobi asnjë ndërmjetësim) mësohet diçka shumë e rëndësishme. Nëse njeriu e kupton se fitimi i të mirave dhe largimi i të këqijave nuk mund të arrihen duke ia kërkuar krijesave, atëherë ai kthehet për t'ia kërkuar sinqerisht ato të vetmit që mund t’ia dhurojë (Allahut). Arritja e të mirave dhe largimi i të këqijave nuk mund të bëhet, gjithashtu, as me kompensime dhe as me ndërmjetësime, sikurse ndodh mes krijesave. Atë ditë nuk do të jetë askush i aftë qoftë edhe për një grimcë dobie apo dëmi. Kjo është një ftesë e hapur që adhuruesi të lidhet fort dhe sinqerisht vetëm me Allahun e Lartësuar, duke i kërkuar të mirat veç prej Tij dhe duke kërkuar mbrojtje nga çdo e keqe vetëm tek Ai. Kjo është ftesë për ta adhuruar Atë si Një të vetëm, sepse veç Ai e meriton adhurimin tonë dhe vetëm tek Ai duhet të mbështetemi për t’i përkryer adhurimet tona.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë