Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذْ يَرْفَعُ إِبْرَاهِيمُ الْقَوَاعِدَ مِنَ الْبَيْتِ وَإِسْمَاعِيلُ رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا ۖ إِنَّكَ أَنْتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
(Dhe kujto atë kohë) kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes (e u lutën): “O Zoti ynë! Prano prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë Ti je ai, që i dëgjon të gjitha dhe që të gjitha i di! (127)
Dhe kujtoni kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke ngritur themelet e Shtëpisë
(Qabes), luteshin … -
Domethënë, kujto kohën kur Ibrahimi dhe Ismaili ndërtonin mbi themelet e Shtëpisë së Lashtë! Ajeti na tregon se si ata merreshin me ndërtimin e saj të shoqëruar nga një ndjenjë e vazhdueshme frike e respekti ndaj Krijuesit dhe nga një shpresë e madhe për shpërblimin e Tij. Aq të forta dhe të pranishme ishin këto ndjenja, saqë ata, edhe gjatë punës, pëshpërisnin lujte, që Allahu i Lartësuar t'ua pranonte veprën dhe adhurimin e tyre. Ata e bënin këtë, me qëllim që dobia e kësaj pune të ishte e plotë.O Zoti ynë! Pranoje prej nesh
(këtë shërbim), se me të vërtetë Ti Dëgjon dhe Di gjithçka! -
Pastaj ata bënë një lutje të mrekullueshme. Ata u lutën për veten dhe për pasardhësit e tyre, që Allahu i Lartësuar t'i udhëzonte dhe t'i forconte në ushtrimin e Islamit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë