Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَنْ يَرْغَبُ عَنْ مِلَّةِ إِبْرَاهِيمَ إِلَّا مَنْ سَفِهَ نَفْسَهُ ۚ وَلَقَدِ اصْطَفَيْنَاهُ فِي الدُّنْيَا ۖ وَإِنَّهُ فِي الْآخِرَةِ لَمِنَ الصَّالِحِينَ
Fesë së Ibrahimit i shmanget vetëm ai që nuk e njeh vetveten. Na me të vërtetë atë e kemi zgjedhë në këtë botë, e ai, edhe në botën tjetër do të jetë ndër të mirët. (130)
Prej fesë së Ibrahimit largohet veç ai që e nënçmon vetveten. -
Askush nuk mund të devijojë nga rruga e Ibrahimit pasi të ketë njohur dhe mësuar gjithë këto të dhëna rreth cilësive të larta të tij, përveç atyre që e zhvlerësojnë veten, duke u kënaqur me këtë gjendje, ose veç ata që e shesin veten më lirë sesa i falimentuari shet mallin e vet. I parë anasjelltas, ky ajet do të kuptohej kështu: Nuk ka njeri më të mirë, më të plotë, më të udhëzuar, sesa dikush që ndjek rrugën dhe fenë e Ibrahimit (a.s.), sepse Ibrahimi ishte i zgjedhuri i Allahut në dynja dhe ahiret. I Lartësuari thotë më tej:Ne, e dalluam atë në këtë botë. -
Pra, Allahu i Lartësuar e përzgjodhi atë mbi njerëzit e tjerë, duke i dhënë sukses për të bërë punë të mira. Ai e udhëzoi atë që t'i kryente këto vepra, të cilat e bënë atë më të drejtin ndër më të dalluarit dhe ndër më të përzgjedhurit e Allahut.dhe në botën tjetër, ai do të jetë ndër të mirët. -
Në ahiret ai do të jetë prej të mirëve (sâliĥîn), të cilëve u takojnë gradat më të larta në xhenetet e përjetësisë. Ai e meritonte këtë gradë, sepse ishte i bindur e i nënshtruar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë