Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 28)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 28

فَإِذَا اسْتَوَيْتَ أَنْتَ وَمَنْ مَعَكَ عَلَى الْفُلْكِ فَقُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي نَجَّانَا مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ 28 ٢٨

E, kur të vendosesh në barkë ti dhe ata që janë me ty, thuaj: “Falenderojmë Perëndinë, i cili na shpëtoi prej popullit zullumqarë”. (28)

Tefsiri
E, kur të hipësh në anije së bashku me ata që janë me ty, thuaj: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na shpëtoi prej popullit keqbërës

(mohues)!” - Pasi të keni hipur në anije dhe të keni marrë rrugën përmes detit të dallgëzuar, lavdërojeni Allahun, që ju shpëtoi dhe thoni: El hamdu lil-lahil-ledhi nexh-xhana minel kaumidh-dhalimin - I gjithë lavdërimi i qoftë Allahut, i cili na shpëtoi nga populli keqbërës (mohues)!” Allahu e mësoi Profetin e Tij Nuh dhe ata që shpëtuan së bashku me të, që të thonë këto fjalë në shenjë mirënjohje e lavdërimi për Të, që i mbrojti nga populli zullumqar, duke i larguar fillimisht nga veprat e tyre të këqija e mohimi, dhe pastaj duke i ruajtur nga ndëshkimi i merituar për atë mohim e shfrenim.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë