Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 135)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 135

وَقَالُوا كُونُوا هُودًا أَوْ نَصَارَىٰ تَهْتَدُوا ۗ قُلْ بَلْ مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا ۖ وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ 135 ١٣٥

Ata thanë: “Bëhuni Hebrenj, gjegjësisht (ose) të krishterë, atëherë do të jeni në rrugën e drejtë!” – Thuaju “Jo”. Na jemi të fesë së Ibrahimit e cila është e pastër, se ai nuk ka qenë adhurues i idhujve”. (135)

Tefsiri

Ata thonë: “Bëhuni çifutë ose të krishterë, që të gjeni rrugën e drejtë!” -

Secili prej dy grupeve, çifutët dhe krishterët, duke pretenduar se janë në rrugë të drejtë, i ftojnë muslimanët për të ndjekur udhëzimin dhe rrugën e tyre. Ata pretendojnë se vetëm ata janë të udhëzuar, ndërsa çdo rrugë tjetër është e gabuar. Atëherë, Allahu i Lartësuar urdhëron që kësaj ftese ne t’i përgjigjemi kështu:

Thuaj: “Jo. Në asnjë mënyrë! Ne jemi të fesë së drejtë të Ibrahimit, që ishte besimtar monoteist dhe nuk ka bërë kurrë idhujtari”. -

Pra, jemi ne që ndjekim fenë e Ibrahimit (a.s.), i cili, sikurse u përmend, ishte i përkushtuar dhe i nënshtruar vetëm ndaj Allahut. Ai ishte adhurues vetëm i Allahut, duke i kthyer shpinën çdo gjëje tjetër. Ai ishte praktikues i monoteizmit dhe larg idhujtarisë. Për këtë arsye, udhëzimi dhe lumturia gjenden në pasimin e rrugës së Ibrahimit, ndërsa humbja dhe dëshpërimi gjenden në çdo rrugë tjetër veç kësaj.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë