Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنْزَلَ اللَّهُ مِنَ الْكِتَابِ وَيَشْتَرُونَ بِهِ ثَمَنًا قَلِيلًا ۙ أُولَٰئِكَ مَا يَأْكُلُونَ فِي بُطُونِهِمْ إِلَّا النَّارَ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ اللَّهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Padyshim, ata që fshehin atë që ua ka shpallur Perëndia në Libër (Teurat) dhe i zëvendësojnë fjalët e Mia me diç tjetër të pavlerë (i shesin), ata nuk hanë tjetër gjë vetëm atë, që në barkun e tyre u sjell zjarrin. Në Ditën e Kijametit, Perëndia nuk do t’u flasë atyre dhe s’ka për t’i dlirë prej fajesh, dhe për ta ka dënim pikëllues. (174)
Ata që fshehin nga Libri atë që shpalli Allahu, për të fituar me të një shpërblim të vogël… -
Domethënë, ata të cilët për hir të kësaj bote mashtruese dhe të parëndësishme, e shpërfillin urdhrin e Allahut për qartësimin e së vërtetës. Për këta është një kërcënim i ashpër:…ata fusin vetëm zjarr në barkun e tyre. -
Fitimi që ata marrin me mënyrën e fëlliqur është haram e i shëmtuar. Për këtë arsye, zjarri në barkun e tyre është shpërblimi më i drejtë, sipas punës që kanë bërë.Në Ditën e Gjykimit, Allahu nuk do t’u flasë atyre -
Allahu do të jetë i zemëruar me ta, prandaj nuk do t’i përfillë kërkesat e tyre. Kjo do të jetë shumë më e dhimbshme për ta, sesa vetë ndëshkimi në Zjarr.…dhe as nuk do t'i shfajësojë. I dhembshëm do të jetë dënimi i tyre. -
Domethënë, Allahu nuk do t’i pastrojë ata nga cilësitë e tyre të ulta, sepse nuk kanë bërë kurrë ndonjë vepër për të cilën mund të lëvdohen dhe mund të meritojnë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar dhe shpërblimin e Tij. Allahu i Lartësuar nuk i pastron ata për të vetmen arsye: për shpërfilljen nga ana e tyre e Librit të Zotit, duke mos zbatuar dispozitat e Tij dhe duke mos i ftuar njerëzit që ta pasojnë dritën e sjellë nëpërmjet tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë