Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أُولَٰئِكَ الَّذِينَ اشْتَرَوُا الضَّلَالَةَ بِالْهُدَىٰ وَالْعَذَابَ بِالْمَغْفِرَةِ ۚ فَمَا أَصْبَرَهُمْ عَلَى النَّارِ
Ata (mohuesit) rrugën e drejtë e kanë ndërruar me të humburën dhe faljen e Zotit me mundim, dhe sa ë durueshëm që janë vetëm ata në zjarr! (175)
Ata e kanë këmbyer udhëzimin me humbjen dhe shpëtimin me dënimin. -
Ata nuk e ndjekin udhëzimin e sjellë në Librin e Zotit, por i kthejnë shpinën atij, duke parapëlqyer rrugën e humbjes, kundrejt dritës së udhëzimit, duke zgjedhur ndëshkimin, kundrejt faljes së Zotit. Të tillëve u shkon për shtat veçse zjarri i Xhehenemit.Si do ta durojnë ata Zjarrin?! -
Subhanallah! A mund ta durojnë ata zjarrin e Xhehenemit! Ku do ta gjejnë forcën për ta përballuar?!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë