Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَإِنِ انْتَهَوْا فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ
Por, në qoftë se ata heqin dorë (nga të këqijat), atëherë Perëndia me të vërtetë është mëshirues dhe falë. (192)
E nëse heqin dorë, atëherë Allahu është, pa dyshim, Falës i Madh e Mëshirëplotë. -
Dikush mund të mendojë, me të drejtë, se zhvillimi i luftës në Xhaminë e Shenjtë është një krim shumë i rëndë, atëherë, si është e mundur që kjo të lejohet?! Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë se fitne-ja është më e keqe se vetë vrasja dhe lufta në Xhaminë e Shenjtë. Kësisoj, fitne-ja ose sprovimi i njerëzve me kufër dhe duke i penguar ata nga rruga e drejtë, është më e keqe sesa lufta që zhvillohet në Xhaminë e Shenjtë, prandaj nuk ka arsye që muslimanët të shqetësohen për luftën që mund të bëhet atje, të provokuar nga qafirët. Në këtë ajet mbështetet edhe parimi në Islam, i cili thotë: “Lejohet kryerja e një vepre me dëm më të vogël, për të shmangur një tjetër me dëm më të madh”. Më poshtë, Allahu i Lartësuar tregon shkakun e ligjërimit të luftës në rrugën e Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë