Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَقَدْ خَلَقْنَا السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ وَمَا مَسَّنَا مِنْ لُغُوبٍ
Ne, kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet mes tyre për gjashtë ditë (periudha kohore), dhe nuk na përshkoi kurrëfarë lodhje. (38)
Ne krijuam qiejt e Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh ... -
Allahu i Lartësuar na tregon për pushtetin e Tij madhështor dhe të padiskutueshëm, me të cilin i krijoi të gjitha krijesat. Ai i krijoi ato për gjashtë ditë. Dita e parë e krijimit ishte e diela dhe e fundit ishte dita e xhuma....pa ndier aspak lodhje. -
Me gjithë madhështinë e këtyre krijesave, Allahu i Lartësuar nuk pati lodhje dhe aspak vështirësi. Atëherë, Ai që i bëri këto krijime madhështore pa asnjë vështirësi dhe lodhje, Ai është i Plotfuqishëm që t’i ringjallë të vdekurit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë