Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَاتِلُوهُمْ حَتَّىٰ لَا تَكُونَ فِتْنَةٌ وَيَكُونَ الدِّينُ لِلَّهِ ۖ فَإِنِ انْتَهَوْا فَلَا عُدْوَانَ إِلَّا عَلَى الظَّالِمِينَ
Luftoni ata deri sa të zhduken ngatërresat dhe deri sa të bëhet besimi vetëm për Perëndinë! E në qoftë se ata heqin dorë (prej ngatërresave), atëherë s’ka armiqësi, përveç atyre që kanë tejkaluar kufirin. (193)
Luftojini ata, derisa të zhduket çrregullimi
(mosbesimi që ata përhapin)dhe adhurimi t'i kushtohet vetëm Allahut. -
Kjo do të thotë se qëllimi i luftës nuk është derdhja e gjakut të qafirëve dhe marrja e pasurive të tyre, por: “të zhduket sprovimi (fitne-ja) dhe adhurimi t'i kushtohet vetëm Allahut.” Pra, që feja dhe adhurimi i Allahut të Lartësuar të mbizotërojë në tokë, mbi të gjitha fetë dhe adhurimet e tjera. Ndërsa fitne-ja që duhet zhdukur është politeizmi, mohimi i Zotit, pengimi nga rruga e Zotit dhe çdo vepër tjetër e keqe dhe shkatërruese. Nëse këto qëllime arrihen, atëherë nuk ka pse të ketë më luftë dhe të vrarë, prandaj Allahu i Lartësuar thotë:Nëse ata ndalen, atëherë ndaleni edhe ju luftën, por jo ndaj atyre që kanë bërë krime. -
Kuptimi: Nëse ata e ndalojnë luftën, atëherë nuk merren masa ndëshkuese kundër askujt, përveçse kundër atyre që kanë bërë krime, të cilat duhen shpaguar, sipas shkallës dhe llojit të tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë