Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِنْ طَلَّقْتُمُوهُنَّ مِنْ قَبْلِ أَنْ تَمَسُّوهُنَّ وَقَدْ فَرَضْتُمْ لَهُنَّ فَرِيضَةً فَنِصْفُ مَا فَرَضْتُمْ إِلَّا أَنْ يَعْفُونَ أَوْ يَعْفُوَ الَّذِي بِيَدِهِ عُقْدَةُ النِّكَاحِ ۚ وَأَنْ تَعْفُوا أَقْرَبُ لِلتَّقْوَىٰ ۚ وَلَا تَنْسَوُا الْفَضْلَ بَيْنَكُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
E nëse i lëshoni ato para se të keni marrëdhënie me to, por ia keni caktuar dhuratën e kurorëzimit, atëherë, atyre u përket gjysma e dhuratës, përpos nëse ua falë ajo, ose ia falë ai që vendos lidhjen e martesës (prindi ose kujdestari i tyre); e falja juaj është e lavdueshme. Mos harroni që të bëhi bamirës në mes jush! Se Perëndia sheh ç’punoni ju. (237)
E, nëse i ndani para se të kryeni marrëdhënie intime me to, por ndërkohë ua keni përcaktuar atyre masën e dhuratës martesore
(mehrit), atëherë është detyrë për ju që t’u jepni gjysmën e asaj që keni caktuar... -
Pra, gratë që divorcohen para kryerjes së kontaktit seksual dhe pasi u është përcaktuar masa e mehrit, meritojnë që t’u jepet gjysma e mehrit të përcaktuar, ndërsa gjysma tjetër i takon burrit. Ky është rregulli bazë në këtë çështje, i cili është i detyrueshëm të zbatohet, nëse nuk ka tolerime nga asnjëra palë. Por në rast se ka falje dhe tolerancë të ndërsjelltë, atëherë Allahu i Lartësuar ka lënë hapësirën për bamirësi, duke thënë:...veç nëse ato
(gratë)jua falin ose veç nëse atyre
(grave)ua falin ata që kanë në dorë lidhjen e martesës. -
Pra, nga ky detyrim nuk shpëton askush, përveç dy rasteve:Falja është më afër devotshmërisë. Dhe mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush! -
Kështu, Allahu i Lartësuar i nxit adhuruesit për të qenë falës, tolerues dhe bamirës me njëri-tjetrin, duke na treguar se këto virtyte janë më pranë devotshmërisë. Në fakt, toleranca, bamirësia dhe falja janë shenja të devotshmërisë së njeriut. Ai i nxit adhuruesit për të tilla veprime, sepse ato janë bamirësi, dhe çdo bamirësi të zgjeron gjoksin dhe të qetëson zemrën. Njeriu nuk duhet të lërë pas dore veprat e mira dhe humanizmin. Ai nuk duhet të shpërfillë sjelljen e mirë në marrëdhëniet shoqërore. Allahu i Lartësuar na kujton të jemi bamirës në këto marrëdhënie, sepse kjo është grada më e lartë e etikës shoqërore. Në plotësimin e të drejtave dhe përgjegjësive ndaj njëri-tjetrit, njerëzit ndahen në dy grada:Vërtet, Allahu e sheh gjithçka që bëni. -
Pra, ai sheh çdo vepër tuajën dhe do t'iu shpërblejë me bujarinë dhe mirësinë e Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë