Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاتَّقُوا يَوْمًا تُرْجَعُونَ فِيهِ إِلَى اللَّهِ ۖ ثُمَّ تُوَفَّىٰ كُلُّ نَفْسٍ مَا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ
Dhe druajuni asaj Dite, që do të ktheheni te Perëndia, në të cilën, çdokujt, do t’i jepet ajo që ka fituar, - dhe askush nuk do të dëmtohet. (281)
Dhe ruajuni asaj dite kur do të ktheheni tek Allahu, kur secilit do t’i jepet e plotë ajo që ka fituar, pa iu bërë asnjë padrejtësi. -
Ky është nga ajetet e fundit që janë shpallur prej Kur’ânit. Ai është një ajet madhështor, prandaj është përzgjedhur për të qenë mbyllja e dispozitave, urdhrave e ndalesave të ligjëruara nga Zoti i gjithësisë. Ky ajet është shumë i përshtatshëm për këtë mbyllje, sepse përmban premtimin për shpërblim dhe paralajmërimin për ndëshkim ndaj atyre që e meritojnë. Ai që e di me siguri se do të kthehet te Zoti i tij, i Cili do ta marrë në llogari për çdo gjë që ka bërë, qoftë ajo e madhe apo e vogël, e shfaqur apo e fshehur, sepse Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë, atëherë një njeriu të tillë do t’i mbushet zemra me ndjenja devotshmërie, me frikë dhe me shpresë. Nëse zemra e robit nuk i ka këto njohuri, atëherë nuk ka asnjë mundësi që ajo të mbushet me të tilla ndjenja të mrekullueshme, të cilat i përjeton vetëm adhuruesi dhe askush tjetër.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë