Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَعَلَّمَ آدَمَ الْأَسْمَاءَ كُلَّهَا ثُمَّ عَرَضَهُمْ عَلَى الْمَلَائِكَةِ فَقَالَ أَنْبِئُونِي بِأَسْمَاءِ هَٰؤُلَاءِ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ
Allahu ia mësoi Ademit të gjithë emrat e pastaj ata ua paraqiti engjujve dhe u tha: “Nëse e keni thënë të vërtetën, m’i tregoni emrat e këtyre sendeve”. (31)
ia mësoi Ademit emrat e të gjithë gjërave -
Pra, Allahu i Madhëruar i mësoi Ademit emrin e çdo sendi dhe të çdo gjëje të emërtuar. Ai i mësoi emrat dhe të emërtuarit me to, i mësoi termat dhe kuptimin e tyre, madje ia mësoi emrat në formën e tyre normale dhe në formën zvogëluese.…e pastaj ato ua paraqiti melekëve dhe tha: “Më tregoni emrat e këtyre
(sendeve të emërtuar), nëse jeni të saktë.” -
Pra, Allahu i Lartësuar ua paraqiti të emërtuarat melekëve, për t`ua provuar që ata nuk kishin dije rreth tyre. Ai u tha atyre: “Me tregoni rreth emrave të këtyre, nëse jeni të drejtë, të sigurt e të vërtetë në atë që thoni. Nëse jeni të sigurt në fjalët, në mendimin dhe në pretendimet tuaja, se jeni më të mirë se ky mëkëmbës, atëherë më flisni për emrat e këtyre (të emërtuarve)!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë