Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقُلْنَا يَا آدَمُ اسْكُنْ أَنْتَ وَزَوْجُكَ الْجَنَّةَ وَكُلَا مِنْهَا رَغَدًا حَيْثُ شِئْتُمَا وَلَا تَقْرَبَا هَٰذِهِ الشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ الظَّالِمِينَ
Ne thamë “O Adem të jetosh ti dhe gruaja jote në xhennet dhe të hani në të sa të doni dhe kur të doni, por mos iu afroni këtij lisi sepse i bëni keq vetvetes. (35)
Ne i thamë: “O Adem! Banoni në Xhenet, ti dhe bashkëshortja jote…” -
Allahu i Lartësuar e krijoi Ademin dhe e dalloi mbi krijesat e tjera. Për t’i plotësuar e përsosur më shumë mirësitë e Tij ndaj Ademit (a.s.), Allahu i Lartësuar krijoi prej Ademit një krijesë (femrën), që t’i shërbente si qetësim dhe kënaqësi për Ademin (a.s.). Ajo do të ishte një ‘vendprehje’ për të. Allahu i Lartësuar i urdhëroi ata që të banonin në Xhenet dhe të ushqeheshin prej tij, duke u thënë:“…dhe hani nga frutat e tij lirisht dhe ku të dëshironi” -
Kuptimi: Hani fruta, domethënë shumë lloje frutash, me kënaqësi dhe duke i shijuar ato. Kështu, Ai i lejoi të provonin nga çdo gjë që shihnin në Xhenet dhe prej çdo lloji të frutave që të dëshironin. Allahu i Lartësuar i tha Ademit (a.s.), sikurse tregohet në suren Ta Ha, ajeti 119: “Ti aty (në Xhenet)nuk ke për të qenë i uritur e as ke për të mbetur i zhveshur. Aty nuk ke për të patur etje e as nuk do të kesh vapë.” Por, më pas, Allahu i Lartësuar, duke dashur t’i sprovonte, u tha:“por mos iu afroni asaj peme e të bëheni të padrejtë.”-
Domethënë flitej për një lloj peme që gjendej aty, mes të tjerave. Ndalesa e drejtuar e bënte haram afrimin te pema, sepse çdo rast kur nuk respektohet një ndalesë konsiderohet padrejtësi, zullum. Por armiku i tyre (Shejtani) vazhdoi t'u bënte atyre vesvese, t’ua zbukuronte haramin dhe t’i tundonte drejt tij, derisa:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë