Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَتَلَقَّىٰ آدَمُ مِنْ رَبِّهِ كَلِمَاتٍ فَتَابَ عَلَيْهِ ۚ إِنَّهُ هُوَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ
Ademi dëgjoi disa fjalë (Urdhëra) e i zbatoi nga Zoti i vet, Ai ia pranoi pendimin dhe i fali gabimin. Ai shumë i pranon pendimet, Ai është i mëshirshëm. (37)
Pastaj Ademi, prej Zotit të vet, mësoi disa fjalë
(lutjeje)- Pra, Ademi (a.s) mësoi disa fjalë e lutje, me të cilat e frymëzoi Allahu i Lartësuar. Këto fjalë ishin: "Rab-benâ dhalemnâ enfusenâ ue in lem tagfir lenâ ue terĥamnâ le nekûnen-ne minel ħâsirin! “Ata të dy (Ademi dhe Havaja)thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë dëm vetes sonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur!” [Araf 23]. Kështu, Ademi (a.s.) e pranoi gabimin që bëri dhe i kërkoi Allahut të Lartësuar që këtë gabim t’ia mbulonte dhe t’ia falte. Përgjigjja ishte:… dhe Ai ia pranoi pendimin. Ai është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti. -
Pra, Allahu i Lartësuar e pranoi pendesën e Ademit (a.s) dhe e mëshiroi atë. Ai është Mëshirëplotë (Raĥîm) ndaj adhuruesve të Tij. Prej mëshirës së tij është edhe suksesi që Ai u jep robërve për t'u penduar, duke i falur dhe duke ua mbuluar të metat e tyre. Pranimi i pendimit prej Allahut kuptohet në dy mënyra:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë