Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 46)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 46

الَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُمْ مُلَاقُو رَبِّهِمْ وَأَنَّهُمْ إِلَيْهِ رَاجِعُونَ 46 ٤٦

Ndihmoni vetes me durim e me namaz, e kjo është njëmend vështirë pos për ata që i përulen Zotit, të cilët janë të bindur se do të dalin para Zotit dhe me të vërtetë do të kthehen tek Ai. (46)

Tefsiri

Që janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se, pa dyshim, tek Ai do të kthehen. –

Domethënë, të tillë janë ata që janë të sigurt se do ta takojnë Zotin e tyre dhe që Ai ka për t'i shpërblyer për veprat e tyre; janë ata të cilët janë të sigurt se, një ditë prej ditësh, do të kthehen sërish tek Ai që i solli për herë të parë në jetë. Është të kujtuarit e këtij takimi të rëndësishëm, ai që ua lehtëson atyre adhurimet që kryejnë për Allahun. Ky takim i ngushëllon ata gjatë fatkeqësive dhe sprovave. Ky takim ua lehtëson sfidat e mëdha. Takimi me Allahun ua lehtëson atyre, gjithashtu, largimin nga veprat e ndaluara e të këqija. Pikërisht për ata janë përgatitur mirësitë e përjetshme, mes atyre vendbanimeve të larta. Ndërsa ata që nuk shpresojnë takimin me Allahun, e kanë tmerrësisht të vështirë të kërkojnë ndihmë dhe rrugëzgjidhje me namaz apo me ndonjë adhurim tjetër përkushtuar Allahut të Lartësuar. Më, pas Allahu i Lartësuar u rikujton edhe një herë bijve të Israilit mirësitë e Tij ndaj tyre, me qëllim që kjo t’i kujtojë dhe t’u shërbejë si qortim dhe nxitje (për të qenë mirënjohës dhe të bindur). Kështu, i Lartësuari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë