Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 49)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 49

وَإِذْ نَجَّيْنَاكُمْ مِنْ آلِ فِرْعَوْنَ يَسُومُونَكُمْ سُوءَ الْعَذَابِ يُذَبِّحُونَ أَبْنَاءَكُمْ وَيَسْتَحْيُونَ نِسَاءَكُمْ ۚ وَفِي ذَٰلِكُمْ بَلَاءٌ مِنْ رَبِّكُمْ عَظِيمٌ 49 ٤٩

dhe kujtoni kur ju shpëtuam nga populli i Faraonëve, i cili ju ka torturuar me mundime të rënda: iu prisnin djemtë e juaj, e ua linin të gjalla femërat. E, kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju – nga Zoti juaj. (49)

Tefsiri
Tani fillojnë dhe përmenden më imtësisht mirësitë që Allahu i Lartësuar u dhuroi bijve të Israilit. Atëherë, i Lartësuari thotë:

Kujtoni kur Ne ju shpëtuam prej popullit të Faraonit… –

Pra, nga Faraoni, bashkë me parinë dhe ushtrinë e tij, të cilët më përpara:

…ju torturonin me format më të këqija –

Domethënë, me torturat më të rënda. Ata:

…, ju thernin bijtë tuaj

(meshkujt e porsalindur)

dhe linin të gjalla bijat tuaja

(vajzat e porsalindura). - Ata i thernin meshkujt, nga frika se mos bijtë e Israilit shumoheshin, ndërsa femrat i linin të gjalla. Kështu, bijtë e Israilit përdoreshin ose për punë të rënda, si skllevër, ose vriteshin. Ky ishte poshtërimi dhe ndëshkimi më i skajshëm.

E gjithë kjo ishte një sprovë e madhe nga

(e cila ju shpëtoi)

Zoti juaj -

“E gjithë kjo”, pra, torturat prej Faraonit dhe shpëtimi prej Allahut të lartësuar, do t’ju bëjë të kuptoni më qartë urtësinë e Allahut në përcaktimin e sprovave dhe të shpëtimit prej tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë