Sureja El-Furkan (Dallimi — الفرقان) (Ajet 17)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




25 El-Furkan(الفرقان), Ajet 17

وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ وَمَا يَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ فَيَقُولُ أَأَنْتُمْ أَضْلَلْتُمْ عِبَادِي هَٰؤُلَاءِ أَمْ هُمْ ضَلُّوا السَّبِيلَ 17 ١٧

Dhe, atë Ditë kur (Perëndia) i tubon ata (idhujtarët) dhe ata që i adhuronin ata, pos Perëndisë, e u thotë atyre: “A jeni ju ata që i keni shmangur këta robër të Mi, apo ata vetë kanë humbur rrugën e drejtë?” – (17)

Tefsiri
Allahu i Lartësuar na njofton rreth gjendjes së idhujtarëve dhe idhujve të tyre në Ditën e Kijametit. Idhujt do të distancohen prej idhujtarëve, ndërsa këta të fundit do të shohin kotësinë e idhujtarisë së tyre. I Lartësuari thotë:

Ditën kur Ai do t’i tubojë ata dhe idhujt, që ata adhuruan veç Allahut, do t'u thotë

(idhujve)

: “A ju qetë ata që i udhëzuat robërit e Mi që t’ju adhurojnë, apo ata vetë e braktisën rrugën

(e drejtë)?” - Ajo është dita kur Zoti do t’i tubojë së bashku idhujtarët, të cilët kanë mohuar shpalljet dhe nuk kanë pranuar t'u binden profetëve të Tij. Por atë ditë, Ai do të tubojë së bashku me idhujtarët, edhe idhujt që ata kanë adhuruar. Allahu do t’u drejtohet me disa fjalë idhujve, por që në fakt janë fjalë trishtuese që u drejtohen idhujtarëve: “A ju qetë ata që i udhëzuat robërit e Mi që t’ju adhurojnë, apo ata vetë e braktisën rrugën (e drejtë)?” Pra, mos, vallë, i urdhëruat ju ata që t’ju adhuronin? Ju i nxitët apo ata e bënë vetë, me dëshirën e tyre? Atëherë, ata që adhuroheshin do të distancohen nga kjo padrejtësi e madhe dhe do të thonë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë