Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 50)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 50

وَإِذْ فَرَقْنَا بِكُمُ الْبَحْرَ فَأَنْجَيْنَاكُمْ وَأَغْرَقْنَا آلَ فِرْعَوْنَ وَأَنْتُمْ تَنْظُرُونَ 50 ٥٠

dhe kujtohuni kur e kemi çarë detin e ju kemi shpëtuar, ndërsa në praninë tuaj e kemi fundosur popullin e Faraonit. (50)

Tefsiri

Dhe kujtoni kur për ju, Ne e ndamë detin

(duke hapur shtigje në të)

e ju shpëtuam, ndërkohë që ju i patë ithtarët e Faraonit të mbyteshin. –

Pra, Allahu i Lartësuar u bëri mirësi, duke i shpëtuar njëherë e mirë prej armikut të tyre dhe duke e mbytur ushtrinë e tij mu para syve të tyre, në mënyrë që ata ta shihnin vetë se çfarë ndihme iu dha Allahu i Lartësuar, dhe kështu të gjenin prehje dhe qetësi. Më pas, Allahu i Lartësuar u përmend atyre një mirësi tjetër, kur i premtoi Musait një periudhë dyzetnetëshe për t’i shpallur atij Teuratin (ligjin e jetës), që përmbante ligje të vyera dhe shumë të dobishme:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë