Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 58)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 58

وَإِذْ قُلْنَا ادْخُلُوا هَٰذِهِ الْقَرْيَةَ فَكُلُوا مِنْهَا حَيْثُ شِئْتُمْ رَغَدًا وَادْخُلُوا الْبَابَ سُجَّدًا وَقُولُوا حِطَّةٌ نَغْفِرْ لَكُمْ خَطَايَاكُمْ ۚ وَسَنَزِيدُ الْمُحْسِنِينَ 58 ٥٨

(Kujtonie) kur ju kemi thënë: “Ejani në këtë qytet dhe hani ç’të doni dhe sa të dëshironi, por, duke hyrë në qytet përuluni dhe thoni: “Falna!” – Na ua falim gabimet tuaja, e atyre që bëjnë vepra të mira, ua shtojmë shpërblimin! (58)

Tefsiri

Dhe kujtoni kur Ne ju thamë: “Hyni në këtë qytet dhe hani aty lirisht e ku të dëshironi!” -

Edhe kjo qe një tjetër mirësi ndaj tyre, pas padrejtësisë dhe mosbindjes së tyre. Allahu i Lartësuar i urdhëroi ata të hynin në një vend, që do të ishte atdheu i tyre, vendi i krenarisë, i prehjes dhe i qetësisë për ta, ku do të shijonin furnizimin dhe të mirat e dhuruara prej Tij. Ai i urdhëroi që të hynin në këtë vend, duke shprehur nënshtrimin ndaj Allahut të Lartësuar me rënien në sexhde në momentin e hyrjes dhe duke thënë me gojë: “Kërkojmë falje (Ĥiŧŧatun)!”

Hyni te portat

(e qytetit)

të përulur dhe thoni: “Kërkojmë ndjesë

(Hittatun).”

Ne do t'jua falim gjynahet tuaja. -

Me këtë përulje, të shprehur me vepër (me sexhde) dhe me fjalë, ata do të pastroheshin nga gjynahet e tyre të shumta. Kuptimi: Me kërkesën tuaj për t'jua fshirë gjynahet, Ne do t'jua fshijmë ato. Por jo vetëm kaq. Çdokush që bën vepra të mira, Allahu i Lartësuar do ta shpërblejë më shumë, si në këtë jetë, ashtu edhe në jetën tjetër, siç thotë i Lartësuari:

Ndërsa bamirësve do t’ua shtojmë

(të mirat). - Megjithatë, jo të gjithë e pranuan këtë ofertë. Të padrejtët e shpërfillën atë, duke u tallur në mënyrë të pacipë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë