Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
هُوَ الَّذِي يُنَزِّلُ عَلَىٰ عَبْدِهِ آيَاتٍ بَيِّنَاتٍ لِيُخْرِجَكُمْ مِنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ ۚ وَإِنَّ اللَّهَ بِكُمْ لَرَءُوفٌ رَحِيمٌ
Ai, robit të Vet i ka zbritur fakte të qarta për t’ju nxjerrë nga errësira në dritë – e Perëndia ndaj jush, me të vërtetë, është i mirë dhe i mëshirshëm. (9)
Ai i shpalli robit të Vet shenja të qarta, për t’ju nxjerrë prej errësirave në dritë. -
Ai solli shenja të qarta, që i dëshmojnë çdo njeriu me logjikë vërtetësinë e mesazhit të Zotit. Ato shërbejnë që t’ju nxjerrin ju prej errësirave në dritë. Allahu i Madhëruar e dërgoi Profetin e Tij me Shpallje dhe urtësi, që t’ju nxjerrë nga errësirat e injorancës dhe kufrit, në dritën e diturisë dhe të imanit. Kjo është shenjë e butësisë, mëshirës dhe përkujdesit të Allahut për ju. Allahu është më i mëshirshëm për krijesën e Tij, sesa prindi për fëmijën e tij, sikurse thotë më pas:Nuk ka dyshim se Allahu është i Butë e i Mëshirëplotë me ju.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë