Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 68)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 68

قَالُوا ادْعُ لَنَا رَبَّكَ يُبَيِّنْ لَنَا مَا هِيَ ۚ قَالَ إِنَّهُ يَقُولُ إِنَّهَا بَقَرَةٌ لَا فَارِضٌ وَلَا بِكْرٌ عَوَانٌ بَيْنَ ذَٰلِكَ ۖ فَافْعَلُوا مَا تُؤْمَرُونَ 68 ٦٨

Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë qysh është ajo (lopë). Musai tha: “Ajo është një lopë as plakë as e re, por e mesme; pra bëi atë që u është urdhëruar! (68)

Tefsiri

“Lute Zotin tënd për ne, të na qartësojë se si duhet të jetë ajo?” -

Pra, e pyetën për moshën e saj. Musai iu përgjigj:“Ai (Zoti)

thotë se ajo duhet të jetë një lopë as e vjetër, as e re, por e mesme.” -

Pra, as lopë plakë dhe as mëshqerrë, që nuk ka lindur viça, por mes këtyre dy ekstremeve.

“Zbatoni pra, atë që u urdhëruat të bëni!” -

Pra, bindjuni urdhërit dhe lëreni mënjanë inatin dhe natyrën tuaj të kundërshtimit! Lëreni mënjanë koklavitjen e çështjeve! Por, me gjithë këtë këshillë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë