Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 73)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 73

فَقُلْنَا اضْرِبُوهُ بِبَعْضِهَا ۚ كَذَٰلِكَ يُحْيِي اللَّهُ الْمَوْتَىٰ وَيُرِيكُمْ آيَاتِهِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ 73 ٧٣

Na (Perëndia) kemi thënë: “Mëshoni me një copë të asaj (lopës) të vrarit!” Dhe kështu Perëndia do t’i ngjallë të vdekurit dhe do të ju tregojë argumentet e veta për të kuptuar ju. (73)

Tefsiri

Ju thamë: “Prekeni atë

(të vrarin)

me një pjesë të saj

(të lopës së therur)"

! Ja, kështu i ngjall Allahu të vdekurit” -

Kuptimi: Prekeni të vrarin me një gjymtyrë të lopës së therur, ose me çfarëdo pjese të trupit të saj. Kur ata e prekën të vdekurin me një pjesë të lopës, Allahu i Lartësuar e ringjalli të vdekurin. E pas kësaj, Allahu i Lartësuar ua nxori jashtë ato që mbanin fshehur, sepse vetë i ringjalluri kallëzoi se cilët kishin qenë vrasësit e tij. Pamja e ringjalljes me sy nga ana e tyre, ishte një mrekulli, që tregonte pushtetin dhe fuqinë absolute të Allahut për të ringjallur të vdekurit.

dhe ju tregon Argumentet e Tij, në mënyrë që të kuptoni. -

Kuptimi: Allahu i Lartësuar jua solli këtë argument, që ju të mendoni seriozisht dhe të largoheni nga çdo gjë që është në dëmin tuaj.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë